Trepça ‘89 e Prishtina, në pritje të kundërshtarëve të parë evropianë

Momenti i shumëpritur do të vijë sot në mesditë, ku Trepça ‘89 dhe Prishtina do të mësojnë kundërshtarët në Champions League, përkatësisht e Europa League.

Kampionia e Kosovës në futboll, Trepça ‘89, do të mësojë emrin e rivalit të parë evropian, përkatësisht rivalit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti për raundin e parë dhe të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës.

Ndeshjete para do të zhvillohen më 27 dhe 28 qershor, ndërsa ato të kthimit më 4 dhe 5 korrik.

Derisa raundi i dytë kualifikues do të zhvillohet me 11/12 korrik, kurse ndeshjet kthyese me 18/19 korrik.

Një orë më vonë (13:00), emrin e kundërshtarit të parë në Evropë do ta mësojë edhe Prishtina, që do të garojë në raundin e parë kualifikues të Europa League.

Ndeshjet e para do të luhen me 29 qershor, derisa ato të kthimit me pesë ose gjashtë korrik.

SHPËRNDAJE