Trepça ’89 luan kundër klubit nga Ishujt Faroe në Ligën e Kampionëve (Foto)

Kampioni i Kosovës në futboll, Trepça ’89, do të luajë kundër ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur, në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Shorti i tërhequr të hënën në Nyon të Zvicrës i nxori Minatorët në një përballje, të cilën do të përpiqen ta fitojnë.

Theksojmë se Trepça ’89 do të shkruajë historinë duke qenë skuadra e parë nga Kosova që merr pjesë në garën më të madhe evropiane për klube.

Në fotografinë e mëposhtme mund t’i shihni edhe përballjet tjera në kuadër të rrethit të parë kualifikues.

Përballjet e para zhvillohen më 27 dhe 28 qershor, kurse ato kthyese më 4 dhe 5 korrik. /Telegrafi/Veriu.info/

SHPËRNDAJE