Tri versione të ndryshme për kafjallin e sotëm mes presidentit Thaçi, Veselit e Haradinajt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u përgjigj, “për qejf”, pasi pyetet se përse është mbajtur takimi i sotëm me kryetarin e AAK-së dhe atë të PDK-së.

Këtë deklarim ai e kishte dhënë pasi kishte dalë nga takimi në fjalë.

Ndërkaq, një deklarim ndryshe e kishte dhënë i pari i PDK-së, duke thënë se “kemi ngrënë mëngjes”, pasi u pyet për arsyen e takimit.

Por, i pari i AAK-së thotë se takimi ishte konsulattiv lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

“Jemi taku për t’i diskutu krejt zhvillimet politike dhe institucionale në vend. Është me rëndësi të ketë konsulta të tilla të ndërsjella”, deklaroi Haradinaj.