Tri vjedhje të rënda brenda një nate në Kosovë

Tri raste të vjedhjeve në shtëpi e objekte janë raportuar të kenë ndodhur me të nisur dita e 21 korrikut. Rasti i parë është shënuar rreth orës 00:30 në Pejë, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti kishte kryer vjedhje në shtëpinë e ankuesit mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit kujdestar , i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, në Lipjan po atë natë është raportuar se tre persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e një objekti dhe nga aty kanë vjedhur para. Sipas policisë ende nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Rasti tjetër i vjedhjes është shënuar në Klinë rreth orës 01:30 të së dielës. Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari dhe argjendi në para të gatshme si dhe një pistoletë për të cilën ankuesi posedonte leje. Sipas policisë edhe ky rast është duke u hetuar.

SHPËRNDAJE