Tronditëse: Kosovari ia merr jetën mizorisht gruas së tij në Austri

Një 32-vjeçar nga Kosova ia mori jetën gruas së tij me një shkop druri në Vienë.

32-vjeçari e kreu këtë  vepër pasditen e së premtes, derisa, të njejtën e ka goditur deri në vdekje me një shkop prej druri.

Burri pasi kreu aktin makabër shkoi në polici dhe rreth orës 02:00 njoftoi autoritetet.

Gruaja u gjet e pa shenja jete në apartamentin në të cilin jetonte çifti, ka bërë të ditur sot policia austriake.

Kosovari kishte deklaruar se e kishte goditur gruan me shkop prej druri

Edhe gruaja, sic raportojnë mediat lokale ishte 32-vjeçare derisa kishte plagë në pjesën e pasme të kokës.

32-vjeçari u arrestua menjëherë . Ai do të intervistohet të Shtunën, tha zëdhënësi i policisë Paul Eidenberger.

Trupi i pajetë i gruas u dërgua për autopsi.

SHPËRNDAJE