Tronditet Belgjika, ja sa lojtarë do t`i mungojnë përballë Francës

Trajneri Roberto Martinez ka drejtuar dje stërvitjen e radhës për kombëtaren e Belgjikës. Në sy ka rënë mungesa e pesë futbollistëve, të cilët përgjithësisht janë në formacionin titullar të belgëve.

Eden Hazard, Romelu Lukaku, Vincent Kompany, Axel Witsel dhe Thomas Meunier nuk kanë zhvilluar seancën stërvitore me pjesën tjetër të grupit.

Për Meunier flitet se po riaftësohet për një dëmtim të lehtë të pësuar ndaj Brazilit, nuk dihet arsyeja e mungesës së katër yjeve të tjerë.

Nuk shqetëson gjendja e mbrojtësit të djathtë, pasi sidoqoftë ai do të mungojë ndaj Francës për shkak skualifikimi (grumbullim kartonësh).

SHPËRNDAJE