Tronditet opionioni: “Në veri të Kosovës vepron ushtria ‘sekrete’ e Putinit”

Ushtaraku shqiptar, Dritan Demiraj, foli për “ushtrinë sekrete” të presidenti rus Vladimir Putin, sipas të cilit disa prej tyre veprojnë edhe në rajonin e veriut të Kosovës.

Në një emision në “Ora News”, ai tha se prapa çdo ngjarje në Ballkan qëndrojnë serbët dhe synimi është shkëmbimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

“‘Wagner Grup’ është një forcë prej rreth 5-6 mijë ushtarë. Por që analistët perëndimorë e konsiderojnë si ushtria sekrete e Putinit. Formacion elitë por që ka pasur humbje të mëdha në Siri. Pa diskutim që kanë lidhje me qeverinë. Nga 2014-2016 janë paguar nga Ministria e Mbrojtjes ruse, pas 193 mln dollarë shpenzime, i ndërpreu. Më pas, grupi lidhi marrëveshje me Bashar Assadin, i cili do të merrte fitime nga shitja e naftës”, tha Demiraj.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ndërsa shtoi se vetëm njëri nga ta paguhet nga oligarkët rusë jashtë vendit.

“Ka pjesëtarë që veprojnë në Mitrovicë. Këta nuk janë rusë dhe drejtohen nga një prej ish-komandantëve të Arkanit. Së dyti, kemi një lidhje midis shërbimeve sekrete serbe dhe xhandarmërisë. Gjatë kohës së zgjedhjes së Talat Xhaferrit në Maqedoni, dy persona kanë qenë nga shërbimet serbe”, tha më tej ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes, Dritan Demiraj.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që ky grup të mbërrijë edhe në Tiranë.

“Sigurisht! Por që janë të identifikuar. Pjesa e Veriut jo rastësisht ka qenë nën kontrollin e këtyre elementëve. Mbrapa të gjithë këtyre skenarëve është skenari i shkëmbimit të territoreve që për mua është thelbësisht antishqiptar”, theksoi ai.

Ndërsa diplomati i njohur shqiptar, Agim Nesho, thotë se pas arrestimit të Marko Gjuriqit ka një mesazh, ndërsa bashkë me forcat speciale të Kosovës ishin edhe ato të EULEX.

“Vizita e Gjuriqit ishte provokim. E para shkeli rregullat e një vendi sovran dhe e dyta ishte person non grata, disa herë, ndërsa ministrave tjerë, përfshirë edhe kryeministrin, u është dhënë leja. Janë dy pika kryesore që negociohen, Asociacioni dhe demarkacioni. Gjuriq donte të provokonte mbledhjen e gjithë përfaqësuesve të serbëve që ta bënte ‘de fakto’ çështjen e demarkacionit që është një proces kushtetues që nuk mund të bëhet në mënyrë të njëanshme. Ashtu siç kishin përmendur mediat edhe B92, bashkë me trupat speciale të Kosovës, ishin edhe forcat e EULEX-it. Nga mbrapa kishte një mesazh që duhej dhënë. Evropa kërkon një balancim sepse vetë serbët për të justifikuar humbjen e Kosovës që ata vetë nuk e pranojnë. Unë mendoj se nuk mund të ketë asnjë veprim pa koordinim”, tha Nesho.

Historiani Olsi Jazexhi, thotë se arrestimi i Marko Gjuriqit në Mitrovicë është i orkestruar nga presidentët Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi përpara shpalljes së madhe.

Ai thotë se Gjuriq është i sponsorizuar nga ndërkombëtarët dhe është njeriu i Sorosit në Serbi.

“Shumë veta mendojnë që ky është njëfarë skenari që kanë luajtur Vuçiqi dhe Thaçi duke tensionuar situatën dhe duke u dhënë pikë që të dyve para shpalljes së madhe dhe kjo shpallje e madhe është që Serbia do të njohë Kosovën dhe kjo mund të vijë me shkëmbim territoresh. Shumë analistë mendojë se arrestimi i Gjuriqit ishte një shou i Vuçiqit duke pretenduar se shqiptarët janë të egër”, tha Jazexhi.

Ai thotë se ende nuk dihet e vërteta e ngjarjes së të hënës.

“B92 tregon se në takimin e Mitrovicës ishte Nikola Selekoviq që është sekretari i Vuçiqit dhe nuk u prek me dorë. Vuçiq nga qarqet nacionaliste serbe shihet si tradhtar. Ai është mik i Sorosit. Gjuriq është izraelit me origjinë. Ka qenë sorosist. Ka qenë anëtar i ‘Mjaft’. Gjuriqi shihet nga diplomatët perëndimorë në Beograd si njeriu i tyre sepse ata e kanë promovuar edhe serbë të Mitrovicës e konsiderojnë si tradhtar. Ideja e shumë serbëve të Kosovës është se Serbia po na shet”, deklaroi Jazexhi.

SHPËRNDAJE