Trump dhe Putin diskutojnë për një marrëveshje

Presidenti i SHBA-së, Donalt Trump, ka biseduar në telefon me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, për mundësinë e një marrëveshje të re nukleare, denuklearizimin e Koresë Veriore dhe situatën politike në Venezuelë, tha sot sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sander tha se Trump dhe Putin kanë biseduar për mundësinë e një marrëveshje të re multilaterale të armëve nukleare, mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, ose një shtyrje të afatit të skadimit të marrëveshjes aktuale, raporton Reuters.

“Ata diskutuan edhe për tregtinë dhe në fakt kjo është rritur mes të dyja vendeve. Ata gjithashtu biseduan për Korenë Veriore, Ukrainën e Venezuelën, por mbi të gjitha, ishte një bisedë pozitive” tha ajo.

Sanders shtoi se biseda zgjati për më shumë se një orë, dhe madje është biseduar pak edhe për raportin e Muellerit, që heton mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet e vitit 2016. Ajo tha se kjo çështje është biseduar në kontekstin se tashmë është temë e mbaruar. /GazetaExpress/

SHPËRNDAJE