Trump i frustruar me Gjermaninë, urdhëron tërheqjen e gati 10.000 trupave amerikane nga vendi aleat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, udhëzoi Pentagonin për tërheqjen e rreth 9.500 trupave amerikane nga Gjermania, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Veriu.Info

Kjo lëvizje nga ana e Trump do të riformësojë në mënyrë dramatike përbërjen e prezencës ushtarake amerikane në Evropë.

Në lidhje me këtë vitin e kaluar kishte kërcënuar tashmë ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell.

Një zyrtar amerikan ka thënë se tërheqja e trupave është planifikuar që nga shtatori i vitit të kaluar.

Ky zyrtar gjithashtu ka pranuar se kjo lëvizje është manifestim i frustrimit të SHBA-ve me politikën gjermane, që lidhet me shpenzimet e Gjermanisë në mbrojtje dhe me këmbënguljen e këtij vendi për përfundimin e gypit Nord Stream 2 që do të kanalizojë gazin rus direkt në Gjermani nëpërmjet detit Baltik. /Veriu.Info.

SHPËRNDAJE