Trump jep urdhër, i gatshëm për ta rrënuar Turqinë

Pas veprimeve ushtarake turke kundër kurdëve në Siri, ku është raportuar se përveç forcave kurde Turqia po sulmon edhe civilët, presidenti amerikan, Donald Trump, lajmëroi se do të lëshojë urdhër ekzekutiv për vënie të sanksioneve ndaj zyrtarëve turq të përfshirë në aksionet në Siri, shkruan veriu.info

Gjithashtu, presidenti amerikan tha se Turqisë do t’ia ngritë për 50% tarifat për çelikun. Tutje, ai tha se SHBA do të ndalojë bisedimet për një marrëveshje tregtare me vlerë prej 100 miliardë dollarësh.

Trump paralajmëroi Turqinë se nëse këto sanksione nuk do të mjaftojnë që Turqia të ndalet me veprimet e veta, SHBA do të ashpërsojë ato dhe se ai është i gatshëm të shkatërrojë shpejtë gjithë ekonominë turke. /veriu.info

SHPËRNDAJE