Trump propozon: Dënim me vdekje për dilerët e drogës

Presidenti amerikan Donald Trump sot do ta publikojë planin për luftë kundër opiateve, i cili e përfshinë edhe dënimin me vdekje për shpërndarësit e drogës dhe thirrje për Kongresin e SHBA që t’i ashpërsoj ligjet me të cilat caktohen dënimet për tregtarë të drogës, lajmëron Reuters duke u thirrur në zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë me këtë plan do të përpiqet të zvogëlojë marrjen e recetave për përdorim të opiateve për një të tretën në tri vitet e ardhshme.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Qëllimi është që nëpër programe federale për kujdes shëndetësor të zvogëlohet dhënia e recetave për opiate, kanë thënë zyrtarët në konferencë për gazetarë.

Trump do t’i prezantoj propozimet e veta në një ngjarje në shtetin federal Nju Hemshir, i cili është goditur rënd me “epideminë e opiateve”./Insajderi

SHPËRNDAJE