Trump tallet keq me Bidenin për akuzat që po i bëhen për ngacmime seksuale

Presidenti Donald Trump gjatë ditës së martë ka përqeshur Joe Bidenit, ish zëvendëspresident, pasi dy gra dolën dhe treguan në ditët e fundit për ndërveprimet e tyre me të, që përfshinin prekje të papërshtatshme dhe të padëshiruar.

Trumpi, duke folur në darkën e Komitetit Kongresional të Republikanëve, kërkoi këshillë nga turma e lidhbërësve dhe konservatorëve për sloganin e fushatës së tij më 2020 derisa po përgatitet të përballet me një kandidat demokrat, shkruan Periskopi.

“Do të shkojmë në luftë me disa socialistë,” tha Trumpi duke ngacmuar demokratët. “Dhe duket që i vetmi njeri që s’është socialist i rëndë, po hiqet nga gara mjaft mirë prej socialistëve. E kanë kapur. Gati sa nuk e thirra. Nuk e njoh aq mirë. Do t’i thoja, “Mirë se vjen në botë, Joe. A po kënaqesh, Joe? A po kalon mirë?”

Bideni, që pritet të njoftojë kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ka qenë në qendër të disa lajmeve tronditëse së fundi pasi dy gra e akuzuan atë për prekje të papërshtatshme.

Asnjëra nuk ka thënë që ka pasur diçka seksuale në atë kontakt.

Bideni në anën tjetër ka deklaruar që nuk e ka pasur qëllim që t’i bëj gratë të ndihen papërshtatshëm, dhe shumë gra të tjera i kanë dalë në mbrojtje atij.

Trumpi vetë ka qenë i akuzuar nga shumë gra për sjellje të keqe seksuale.

Shpërndaje në:

SHPËRNDAJE