Turqia anulon pjesëmarrjen në ceremoninë e çmimit Nobel për Letërsi, për shkak të Kosovës

jatë ditës së sotshme, Ambasadori turk në Stockholm, Hakki Emre Yunt ka treguar sot se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel për Letërsi.

Kjo për shkak të fituesit, Peter Handke. Ky i fundit ishte përkrahës i kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviq.

Deri më tani Kosova dhe Shqipëria kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë ceremoni për shkak të Handkes.

Televizioni shtetëror i Suedisë, SVT, rikujtoi se Turqia ka dënuar vendimin për ndarjen e çmimit Peter Handke-s, duke e transmetuar tekstin e publikuar në llogarinë e Ministrisë turke të Mbrojtjes në Twitter.

SHPËRNDAJE