Turqia nuk e njeh Kosovën në biletat e saj

Pas gabimit të madh që bëri dje ambasada turk në Beograd, duke iu referuar Kosovës si “Kosova Metohi”, njejtë ka vepruar edhe agjenica e famshme e fluturimeve “Turkish Airlines”, duke mos e njohur Kosovën.

Në biletat e kësaj agjenicie, pranë orarit të fluturimeve është i shkruar emrin i kryeqyetit të Republikës së Kosovës Prishtinës, si qytet që i takon shtetit serb.

Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale, duke bërë kështu, që Ambasada turke në Beigrad të ndryshojë njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale, ku e kishte quajtur Kosovën me terma fyes, ku presim të njejtën ta bëj edhe agjenica e fluturimeve “Turkish Airlines”.gazetametro.net

SHPËRNDAJE