U karantinuan në konvikte, por nuk do ta besoni se çfarë bën personat aty

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Qendrën e Studentëve, e cila është lëshuar për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës, është dëmtuar inventari.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet.

“Qendra e Studenteve, Prishtinë 02.04.2020 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i konviktit, ka informuar se në konvikte të studentëve që shfrytëzohet për karantinë, persona të pa njohur kanë dëmtuar inventarin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

SHPËRNDAJE