U lirua nga burgu ky person që ngjalli shumë reagime në Kosovë

Qytetari serb i Kosovës, Bogdan Mitroviq, 74 vjeç, i cili më 28 gusht ishte arrestuar në Kosovë, është liruar sot nga burgu.

Mitroviq ishte arrestuar më 28 gusht të vitit të kaluar në Mushtisht të Suharekës, i ndarë nga grupi i serbëve që po vizitonin një kishë në atë fshat.

Ai akuzohej për “vepra kriminale” ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999. Për arrestimin e tij vitin e kaluar kishin reaguar edhe institucionet e Serbisë, përfshirë presidentin serb Aleksandar Vuçiq.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵).

SHPËRNDAJE