U përfol si kandidat për president të Kosovës, flet Lutfi Haziri

Tashmë është e qartë që LDK po kërkon që pjesë e marrëveshjes për koalicion me VV’në të jetë edhe posti i presidentit.

Edhe pse në opinionin publik po thuhet se LDK postin e presidentit po e kërkon për Isa Mustafën, vetë partia asnjëherë deri sot nuk e ka deklaruar zyrtarisht këtë.

Sot, në një postim të aktivistit të shoqërisë civile Ismet Kryeziu, për herë të parë po përmendet edhe emri i nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, si kandidat për president.

Mirëpo Haziri në Debat Plus ka mohuar kategorikisht se ka për synim të bëhet president i Kosovës. Ai ka thënë se angazhimi i tij do të jetë në kuadër të Komunës së Gjilanit, por asgjë më shumë.

“Unë e kam thënë. As në Qeveri dhe as në presidencë, jam zgjedhur kryetar i Gjilanit dhe atë mandat kam me e përfundu. Duhet një arsye e madhe për me më shty me e ndërmarrë këtë vendim”, është shprehur shkurt Haziri.

SHPËRNDAJE