U tha se Vetëvendosje ka lëshuar ‘pe’ për postin e presidentit, vjen reagimi nga kjo parti

Zyrtari për Media i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj lajmit se ‘Vetëvendosje’ ka lëshuar pe ndaj LDK-së për pozitën e presidentit.

Ai ka theksuar se ky është një lajm i fabrikuar dhe e ka quajtur provokim.

Sipas tij, vetë fakti që nuk ka pasur takim ndërmjet dy liderëve, do të thotë se s’ka ndryshim pozicioni.

“Fakti që nuk ka ndodhur asnjë takim tjetër në mes të VV-së dhe LDK-së, e as i z.Kurti me z.Mustafa, përpos atij të fundit, qëndrimet e të cilit i keni të ditura ju të gjithë, do të thotë që ky informacion nuk qëndron.

Ky duket të jetë një lajm i fabrikuar dhe provokim. Pra konkludojmë se një lajm i tillë nuk qëndron dhe të gjitha informacionet tjera janë të ditura.

Nuk ka pasur asnjë takim dhe rrjedhimisht nuk ka as ndryshim qëndrimi.

Edhe njëherë, fakti që nuk ka pasur takim, nuk ka as ndryshim pozicioni”, deklaroi për ‘RADIO 1’ Arlind Manxhuka – Zyrtar për Media i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE