U zunë që kanë kopjuar, ja çka iu ndodhi këtyre studentëve ditën e diplomimit

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Gazmore Mustafa ka ditën më të gëzuar të saj. Ajo po diplomon në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Gazmorja është vetëm një nga 180 studentet tjerë të këtij fakulteti që të enjten po merr diplomë.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Por fatin e saj nuk e patën 20 studentë të tjerë, të cilëve komisioni i formuar nga Fakulteti ua anuloi temën e diplomës.

Këtë e konfirmon edhe prodekania për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit, Majlinda Gjela.

Një ndër arsyet e anulimit të temës së diplomës të këtyre studentëve, sipas Gjeles, është kopjimi.

E prodekania thotë se prindërit e këtyre studentëve kanë shkaktuar mjaft zhurmë për fëmijët e tyre.

Krahas asaj që studentët kanë kopjuar, prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të diplomojnë këtë afat.

Për të diskutuar për këtë çështje, Fakulteti i Edukimit ka planifikuar diçka.

Prapa kamerave njëri ndër studentët që iu ka anuluar tema e diplomës, tha se po pret që në këtë mbledhje t’iu gjendet një zgjidhje.

Mirëpo mosangazhimi i studentëve për temë të diplomës nuk është risi. Javëve të fundit është raportuar për shitjen e temave të diplomës.

E kjo është dukuri mjaft shqetësuese sipas ekspertit të arsimit, Dukagjin Popovci.

Ai sqaron disa nga arsyet pse po ndodhë një dukuri e tillë.

T7 ka tentuar gjatë ditës të marrë ndonjë përgjigje nga Prokuroria, se a dënohet ligjërisht një biznes i tillë i shitjes së diplomave. Mirëpo nuk është marrë ndonjë përgjigje akoma.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE