Uglanin zbulon gjitha detajet nga ndalesa që iu bë Pacollit për ta vizituar Sanxhakun

Kreu i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, ka deklaruar se ndalesa e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli për të vizituar Sanxhakun nga ana e Serbisë, është bërë pa asnjë arsye.

“Ne si Këshill Kombëtar i kemi bërë thirrje Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, që të vijë në Sanxhak e t’ju prezantojë qytetarëve të këtij vendi vizionin e tij për Ballkanin, të prezantojë vizionin e bisedimeve në Bruksel”.

“Serbia ka rënë në një qorrsokak. Ata bisedojnë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli. Ne kemi kërkuar mundësinë që Pacolli të vijë dhe të na thotë se për çka po bisedojnë. Vendimi i tyre për ta ndaluar Pacollin nuk është diçka normale. Ligji na lejon që ta ftojmë. Ata as vet nuk e dinë pse e kanë bërë një gjë të tillë”.

……………………………………………………………………………………………………………..
Fansja ia gjuan Ledrit jelekët në skenë, ky shokon me komentin që i bën

……………………………………………………………………………………………………………..

Uglanin në një intervistë në Info Magazinë të Klan Kosovës ka theksuar se ky veprim i Serbisë nuk është për t’u çuditur.

Ai gjithashtu potencoi se boshnjakët e Sanxhakut kanë përfaqësuesit e tyre legjitim që i përfaqësojnë interesat e tyre dhe se kanë autorizim që të bashkëpunojnë me të gjithë popujt që kanë kulturë, traditë të përbashkët.

SHPËRNDAJE