Ujësjellësi tregon dhëmbët: U ndali ujin serbëve të Mitrovicës dhe Zveçanit, nuk paguan kurrë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ka bërë ndërprerjen e ujit të pijes për Veriun e Mitrovicës dhe Zveçanit.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndaljes së ujit të pijës është për shkak të borxhit të madh dhe të akumuluar për një kohë të gjatë.

Ky veprim i KRU “Mitrovica” po shihet me dyshim, pasi shumëkush mendon se ky vendim do të ndryshohet dhe Ujësjellësi do të zbrapset sepse do të fillojnë presionet e ndryshme!

Ndryshe qytetarët e Veriut që nga pas lufta janë të liruar edhe nga pagesa e energjisë elektrike.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE