Ujkani: Të gjitha ndeshjet duhet t’i marrim si finale

“Jemi duke u përgatitur për Malin e Zi, kemi edhe një miqësore që është një test i mirë”, ka deklaruar fillimisht Ujkani, përcjell lajmi.net.

“Djemtë janë duke punuar mirë, sot patëm një stërvitje të mirë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Në pyetjen se ndeshja ndaj Malit të Zi është ndër më të rëndësishmet, Ujkani u përgjigj:

“Besoj se po, cila ndeshje qe vjen duhet shikuar ashtu, duhet shikuar gjithmonë si finale pa e shikuar tabelën, duke provuar të fitojmë dhe të marrim sa më shumë pikë”.

SHPËRNDAJE