Unikkatil ka një porosi për politikanët që duan t’ia japin Serbisë veriun e Kosovës

Ideja e ndarjes së Kosovës ka tashmë disa muaj që po qarkullon gjithandej, si mundësi e pajtimit përfundimtar me Serbinë.
Kjo tematikë përveç politikës është e pranishme në çdo sferë të jetës shoqërore, madje edhe në mesin e artistëve.

Madje kjo ide është kundërshtuar edhe mbrëmë nga reperi i njohur shqiptar Unikkatil që mbajti koncertin e tij madhështor në qytetin e Mitrovicës, raporton gazeta online veriu.info.

Unikkatil pati porosi për të gjithë politikanët që mos ta japing veriun e Kosovës sepse ajo pjesë është tokë shqiptare dhe i takon Kosovës.

Po ashtu Unikkatil i ka dhënë mbështetje edhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilin e ka vlerësuar për qendrueshmërinë politike.

Unikkatil po ashtu ka realizuar edhe fotografi me të parin e Mitrovicës./veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE