Universitetit të Pejës pastrimi i veturave, për 8 muaj, do i kushtojë afër 1 mijë euro

Universitetit të Pejës pastrimi i veturave për 8 muaj do i kushtojë afro 1 mijë euro, njofton Indeksonline.

Për kontratën e cila tanimë është nënshkruar me një kompani nga i njëjti qytet, janë pranuar gjithsej tre tenderë, prej të cilëve më i larti ka qenë 997.75 euro, derisa është zgjedhur ai më i ulëti, 975 euro.

Kontrata e lidhur më 19 prill, mes Universitetit “Haxhi Zeka” dhe D.P.Z “V- MORINA”, do të skadojë në ditën e fundit të vitit 2019.

Mirëpo,  me këtë çmim nuk dihet se sa vetura do të pastrohen. /Indeksonline/

SHPËRNDAJE