Uran Ismajli deklarohet rreth Gjykatës Speciale: Kemi shpresë të lartë që nuk do të konfirmohen aktakuzat

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë se kjo parti shpreson që aktakuza ndaj kryetarit Kadri Veseli mos të konfirmohet.

Kështu deklaroi ai në T7, tha se kji pari është goditur më së shumti nga Specialja, pasi që është pasardhëse e politikës së UÇK.

“Ne konsiderojmë me një shpresë të lartë që nuk do të kemi konfirmim të aktakuzës ndaj Speciales”, është shprehur Ismaili.

“Natyrisht që PDK’ja duke qenë si pasardhëse e politikës së UÇK’së, natyrisht se ka të ndërlidhura më së shumti me propozim-aktakuzat e Speciales. Është një situatë e vështirë për PDK’në. Por, ne do të gjindemi edhe si shtet edhe si parti”, ka thënë Ismaili.

Tutje, ai tha se njëjtë shpreson edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

SHPËRNDAJE