“Urgjent zgjedhje në Kosovë”

Heqja e masave të reciprocitetit ka shkaktuar sot reagime të ashpra nga Vetëvendosje.

Nënkryetarja e këtij subjekti politik, Fatmire Kollçaku, në Facebook ka shkruar se pa reciprocitet, Kosova nuk është 1% shtet.

Në këtë situatë, ajo ka kërkuar “urgjentisht” zgjedhje.

“Jo 100%, po as 1% Shtet pa RECIPROCITET!Urgjent #zgjedhje për #sovranitet”, ka shkruar ajo.

Vlen të theksohet se pas vendimit për heqjen e reciprocitetit nga qeveria e Kosovës, MCC amerikane ka marrë vendim për zhbllokimin e fondeve për Kosovën.

Vendimi për bllokimin e fondeve të MCC-së ishte marrë gjatë kohës së qeverisë Kurti.

SHPËRNDAJE