Urimi i kryetarit Agim Bahtiri për Festën e Fitër Bajramit

Në prag të Festës së Fitër Bajramit, kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e kësaj dite të shenjtë, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kryetari Bahtiri ka theksuar se ky muaj i Ramazanit ishte më sfidues se sa herave tjera për shkak se krahas agjërimit jemi përballur edhe me koronavirusin.

Bahtiri u ka bërë thirrje besimtarëve që të kufizojnë lëvizjet e tyre nesër në këtë ditë feste për shkak të pandemisë me të cilën po përballemi.

“Nesër e presim me gëzim Fitër Bajramin, por që jemi të kufizuar në faljen e tij dhe lëvizjet tona që duhet të jenë të kufizuara për shkak të pandemisë. Paqja, solidariteti, begatia, harmonia dhe mirëqenia, ju përcjellshin në këtë festë dhe gjatë gjithë jetës” – shkruan ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur besimtarë të fesë Islame,

URIME FESTA E FITËR BAJRAMIT!

Ky muaj i madhërishëm i Ramazanit ishte më sfidues se sa herave tjera, pasi që krahas agjërimit kemi pasur edhe një obligim të rëndësishëm njerëzor, të mbrohemi nga koronavirusi COVID-19.

Uroj që secilit prej agjëruesve t’iu është pranuar sakrifica e agjërimit dhe lutjet nga Allahu.

Nesër e presim me gëzim Fitër Bajramin, por që jemi të kufizuar në faljen e tij dhe lëvizjet tona që duhet të jenë të kufizuara për shkak të pandemisë.

Paqja, solidariteti, begatia, harmonia dhe mirëqenia, ju përcjellshin në këtë festë dhe gjatë gjithë jetës.

AB

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE