Ushtria e Serbisë: Nuk e rrëzojmë Vuçiqin, kemi paralajmërim për NATO’n

Ushtria e Serbisë ka paralajmëruar se nuk do të lejojë asnjë tentim të grusht shtetit dhe paralajmëron se të gjithë ata të cilët kërkojnë një gjë të tillë duhet të përgjigjen në përputhje me ligjin.

Në një kumtesë nga Ministria serbe e Mbrojtjes është pretenduar se “ushtria është pajisur dhe e përgatitur ta zbatojë çdo urdhër të presidentit të Serbisë dhe ta ruaj vendin dhe popullin”.

“Ushtria e Serbisë i paralajmëron të gjithë, ata në vend dhe jashtë vendit, se nuk është dhe nuk do të jetë mjet për rrëzim të pushtetit legal dhe legjitim në Serbi dhe për rrënim të dhunshëm të rendit kushtetues”, thuhet në njoftim.

Siç pretendohet, “sfidat e sigurisë të shkaktuara me vendosje të taksave dhe krijimin e “para ushtrisë” në Kosovë bëjnë që ushtria serbe me kujdes të përcjellë çdo ngjarje e cila mund të shkaktojë shqetësim në mes të serbëve të Kosovës”.

“Për këtë arsye edhe një herë janë paralajmëruar KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi se ata janë në rend të parë përgjegjës për paqe dhe siguri të gjithëve të cilët jetojnë në Kosovë”, përfundohet në kumtesë.

SHPËRNDAJE