Vajza e cila u gjend e vdekur në Prishtinë, është vajza e aktorit të njohur kosovar

Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se sot është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, mirëpo të njëjtit nuk kanë mundur të japin detaje të tjera.

Vajza e vdekur është vajza e aktorit Çun Lajqi, njofton Gazeta Blic.

Aktori Lajqi ka publikuar në Facebook një poezi të dhimbshme për të.

A këputet peni moj e mira ime
S’po t’shkruaj ma
Si herave tjera për t’iu kthye
Pendimit
Se nenin e lidhun n’fyt
E paske zhgjidhë vetëm,
Pa m’pritë mua nga rrugë e largët
Shpresash paske ikë mbramë
N’udhëtimin tand t’fundit
Diku n’Ashkelon
N’kërkim t’fatit e t’vajit
Oooo
Mos ma vajtoni
Se sherua qenka përgjithmonë
Tue kërkua gurin e vet të varri.

SHPËRNDAJE