Vajza e Gani Gecit ia le një “selam” LDK’së tek nënshkrimet për seancë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar dje 61 nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e qeverisë së re që do të drejtohet nga Avdullah Hoti.

Nënshkrimin për seancën e ka dhënë edhe vajza e Gani Gecit, Marigona Geci. Megjithatë ajo anash në letrën ku e ka hedhur nënshkrimin ka lënë një porosi për partinë e saj.

Deputetja Geci ka thënë se nënshkrimi i saj nuk vlen për ndonjë bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ky nënshkrim nuk vlen në asnjë form për koalicion me PDK’në”, ka shkruar Marigona Geci.

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës përmes një njoftimi për media kanë treguar se seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e qeverisë së re të Republikës së Kosovës do të mbahet nesër në orën 11:00.

SHPËRNDAJE