Vajza e rrah nënën e saj, e bën për spital

Një rast i dhunës familjare ka ndodhur në komunën e Podujevës.

Një nënë është sulmuar fizikisht nga vajza e saj duke marrë lëndime trupore, si pasojë e të cilave është detyruar të marrë edhe trajtim mjekësor, transmeton gazeta online veriu.info.

“Viktima femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vajza e saj e cila i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./veriu.info/

SHPËRNDAJE