Vajza që nuk e përjetoi kurrë pubertetin, çfarë është ky çrregullim dhe cilat janë simptomat

Babwa Mtshawu nuk e ka përjeturar kurrë pubertetin. Asaj nuk i kanë ardhur peroidat, nuk ka pasur rritje të gjoksit dhe nuk ju kanë shfaqur aknet e pubertetit. E lindur në Mthatha, një qytet në një nga provincat e Afrikës Jugore, ajo tregon se familja e saj ishte shumë konzervative, prandaj e kishte të vështirë të shprehej dhe të fliste për problemin e saj.

“Unë isha e vetëdijshme që diçka nuk është në rregull me trupin tim. Mirëpo të vish nga një familje shumë tradicioale, është shumë e vështirë të gjesh dikë të shprehesh për këto probleme”, tha ajo për CNN.

Ajo ishte në moshën 25-vjeçare, kur vendosi të bënte kotrollin e duhur për të kuptuar arsyen pse ishte “ndryshe”, dhe doktorët i thanë që ajo kishte një çrregullim që e bënte atë të ishte “pa gjini”.

Çfarë është interseksi?

Interseksi është një term i përdorur për të përshkruar një varg gjendjesh, ku një person lind me një anatomi seksuale dhe repdouktive, e cila nuk është e definuar mirë se a i takon gjinisë mashkullore apo femërore.

Sipas raporteve të “American Journal of Human Biology”, përafërsisht 1.7% të posalindur lindin me këtë çrregullim.

Një person, i cili përballet me një problem të tillë zakonisht në pamjen e jashtme nuk ka ndonjë çrregullim, mirëpo anatomia e brendshme është e çrregulluar.

Sipas ekspertëve, shkaqet e këtij çrregullimi mund të jenë deformimet e kromozomeve, hormonet apo ndonjë mutacion tjetër gjenetik.

Ky lloj çrregullimi mund të trajtohet me anë të intervenimeve kirurgjikale, hormonale dhe intervenimeve të tjera mjekësore, që kanë për qëllim balancimin e hormoneve.

SHPËRNDAJE