Vajzën e kishte në spital, por luajti 90 minuta ndaj Realit duke qenë fantastik

Portieri i Sevillës, Tomas Vaclik kishte një natë të ngarkuar mbrëmë. Pak para ndeshjes me Realin, vajza e tij pësoi një aksident dhe ishte dërguar në spital.

Por, mjekët i thënë se gjendja e vajzës ishte jashtë rrezikut për jetë dhe portieri çek vendosi që të jetë në fushë për ndeshjen ndaj Realit.

Madje, Vaclik ishte një nga më të mirët e ndeshjes pasi që doli i pamposhtur ndaj kampionëve të Evropës.

SHPËRNDAJE