Valbon Krasniqi përmend tre faktorët që ndikuan në përhapjen e COVID-19, thotë se virusi mund të ketë pësuar mutacione

Drejtori i Shërbimit, Spitalor, dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se shteti ynë po kalon në situate të rëndë në përballjen me coronavirus.

Ai ka treguar 3 faktorët që ndikuan në zgjerimin e coronavirusit në vendin tonë.

“Kanë ndikuar 3 faktorë. Hapja e përnjëhershme, jo një hapje graduale, por e përnjëhershme që u shoqërua me mosrespektim të masave nga të gjithë qytetarët. Faktor tjetër që mund të ketë ndikuar, virusi ka pësuar disa ndryshime gjenetike, që kanë mundësuar përhapje të virusit.

E treta, teoritë konspirative, një pjesë deri 30 % e qytetarëve sipas hulumtimeve tregojnë se besojnë se nuk ekziston virusi, nuk mbrohën dhe as nuk duan që të mbrohen nga diçka që mendojnë se nuk ekziston”, ka thënë Krasniqi, në T7, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se edhe nëse mbyllet sërish vendi, pas hapjes ka rrezik që të ketë sërish numër të madh të rasteve.

SHPËRNDAJE