Valon Berisha përjashtohet nga Lazio, menaxheri në kërkim të një klubi jashtë Italisë

Futbollisti i Lazios dhe i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha raportohet të jetë përjashtuar nga klubi romak.

Kështu shkruajnë mediat italiane, që duke u bazuar në burimet e tyre, menaxheri i futbollistit tash e një kohë është në kërkim e sipër të një klubi jashtë Italisë, shkruan GazetaBlic.

Berisha, që së fundi është përballur me lëndime të shumta dhe mungesë të paraqitjeve, që prej zbarkimit në Apenine nga Salzburgu, nuk ka arritur asesi të ambientohet, përkundër faktit se ka bashkëpunim të shkëlqyer me Taren.

Gjithsesi, mbetet të shihet ditëve të ardhshme nëse do të ketë ndonjë lëvizjeje sa i përket këtij operacioni transferimi.

Kujtojmë se për shkak të lëndimit, Berisha nuk ishte grumbulluar fare nga selektori Challandes për ndeshjet e muajit Qershor, që Kosova i zhvilloi kundër Malit të Zi e Bullgarisë.

SHPËRNDAJE