Valon Berisha po ushtron vetëm, në pritje ta kuptojë të ardhmen

Valon Berisha duket se i ka dhënë fund periudhës së errët dhe tash po mendon të rikthehet në formën e dikurshme falë ushtrimeve të forta

Valon Berisha i ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Futbollisti kosovar po e ndjek një program të rekuperimit të personalizuar dhe ende nuk i është bashkuar pjesës tjetër të ekipit.

Përfaqësuesi kosovar nuk po dorëzohet dhe po ushtron fortë, siç po vërehet edhe në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social, Instagram.

“Mos u ndalni kurrë para se t’i arrini objektivat tuaj. Edhe në atë rast, shtyjei vetveten tek limiti, trupi ynë nuk ka limit”, ka shkruar Berisha në Instastory.

Ish-futbollisti i Salzbugut nuk e ka treguar veten sa duhet tek Lazio, ku u përball me lëndimet të njëpasnjëshme, të cilat ia pamundësuan ta gjente formën ideale, me të cilën ishte shpallur futbollisti më i mirë në Kosovë.

SHPËRNDAJE