Varroset 36 vjeçari që u vra në Lipjan (FOTO)

Nga një zënkë e ndodhur në një lokal në fshatin Dobrati tek udhëkryqi i Lipjanit, ka mbetur i vrarë Muhamet Hamdi Osmani nga fshati Prekaz i Skenderajt

I ndjeri sot është varrosur në fshatin e vendlindjes së tij në Prekaz rreth orës 16:00, siç është bërë e ditur nga familja Osmani.

Lidhur me këtë rast Policia thotë se‘ sot rreth orës 03:00, policia ka marrë informacionin për një gjuajtje me armë në një lokal (Restorant), që ndodhet në udhëkryqin Lipjan –Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin,’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë kuptuar se nga shkrepja e armës është plagosur një person dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Viktima e këtij rasti M. O. 36 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, duke mos mundur tu përballoj plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i QKUK-së rreth orës 04:00.

Tutje, Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për autopsi, ndërkohë që hetuesit rajonal janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin .

Personi i dyshuar për këtë rast ndodhet në arrati, ai është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë. Shtëpia e tij është kontrolluar nga njësitet policore ku janë konfiskuar dy armë.

Një pushkë e tipit M48 (me leje) dhe
Një revole e tipit TT (dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë)

SHPËRNDAJE