Vazhdon festa e çmendur! Kush janë meshkujt muskuloz qe po e bartin Afërdita Dreshajn?

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj po feston fundin e beqarisë së saj bashkë me miket në Las Vegas.

Nga atje po shohim festën e çmendur që po bëjnë ato dhe po e pasqyrojnë përmes rrjeteve sociale.

Në imazhet e publikuara nga Xhesika Berbeti e shohim Afërditën në një karrocë si të përrallave, duke u bartur nga meshkuj muskuloz.

Ndryshe, natën e kaluar dolën imazhe të festës ku shiheshin edhe tullumbace dhe ëmbëlsira në formën e organit gjenital.

SHPËRNDAJE