Vazhdon maltretimi i mërgimtarëve në Merdare, ja sa orë detyrohen të presin

Pritjet e gjata për mërgimtarët që ishin në pushim për festat e fundvitit në Kosovë, po vazhdojnë dhe sot.

Në pikën kufitare Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 6 orë, ndërsa pikën tjetër Dheu i Bardhë, pritjet janë më pak, deri në 2 orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, edhe sot janë regjistruar pritje të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë, ku momentalisht kolonat shënojnë gjatësi kilometërshe.

Kurse, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, sipas kësaj qendre, pritjet janë më të vogla 3 deri në 5 minuta.

SHPËRNDAJE