Vazhdon mbledhja e Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit me deputetët e LDK-së, ja çka po diskutohet aktualisht

Aktualisht është duke u mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku prezent është edhe Isa Mustafa.

Gazeta Blic merr vesh që tema e parë që është duke u diskutuar në këtë mbledhje, është kalimi i ligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Siç merr vesh Gazeta Blic, Mustafa ka kërkuar nga deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së, që të gjendet një zgjidhje e shpejtë për kalimin e këtij ligji.

Temë diskutimi në këtë mbledhje, do të jenë edhe rezultatet e djeshme në Podujevë dhe zgjidhja e presidentit të ri.

Prezentë në këtë mbledhje, përveç Mustafës dhe deputetëve të LDK-së, është edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Ai është parë teksa ka hyrë në zyret e LDK-së, në Prishtinë.

Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këtë mbledhje dhe vendimet eventuale që do të dalin nga kjo.