Vazhdon numërimi i votave të diasporës, befason ky koalicion!

Janë numëruar gati gjashtë mijë vota të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Nga numërimi i rreth 40 për qind të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, VV-ja prin bindshëm me 2990 vota ndërsa ka shënuar rritje koalicioni NISMA-AKR-PD.

LDK është e dyta edhe në këtë listë me 1072 vota. PDK-ja është e treta me 913.

Dallimi i votave nga jashtë Kosovës me ato të rregullta është se këtu koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë më shumë vota se koalicioni AAK-PSD.

Koalicioni i udhëhequr nga Fatmir Limaj ka marrë 398 vota deri tash, ndërsa ai që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj ka 16 vota më pak.

SHPËRNDAJE