Vazhdon pagesa për polisat kufitare, kosovari që jeton në Austri detyrohet ta paguajë

Mërgimtarët po vazhdojnë t’i paguajnë pagesat e polisave kufitare.

Kështu ka thënë për Llapi.info edhe një bashkatdhetar nga Podujeva, i cili jeton në Linz të Austrisë.

I njëjti ka dërguar edhe fotografinë ku shihet se pagesa është kryer sot, në vlerë të përgjithshme prej 15 eurove. Këtë pagesë ai e ka bërë nëpërmjet pikës kufitare në Merdare.

Ndërkohë, Qeveria Kurti pak para se të votohej qeveria e re mori vendim që të heqë shpenzimet për kartonin e gjelbërt për vitin 2020.

Lexo edhe: Qeveria Kurti ia largon diasporës shpenzimet për kartonin e gjelbër

Tashmë ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi si propozues i këtij vendimi tha se këtë po e bëjnë për t’i lehtësuar diasporës ardhjen në Kosovë.

Sipas tij, vizita e diasporës është e rëndësishme për Kosovën dhe për ekonominë e vendit.

Ende nuk dihet se a do të qëndrojë në fuqi vendimi i Qeverisë Kurti, që diasporës t’u hiqet pagesa e kartonit të gjelbërt.

SHPËRNDAJE