Vazhdon seanca për rishikimin e buxhetit

Seanca plenare e nisur të enjten dhe e ndërprerë të premten, ka vazhduar sot prej orës 14:00.

Në rend dite është rishikimi i buxhetit. Deputetët që kanë folur për këtë çështje në dy ditët ku u mbajt kjo seancë, sot nuk do të kenë të drejtën e fjalës.

Seanca të premten ishte ndërprerë pas tentim sulmit ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, nga deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj.

Më herët, kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar deputetët të votojnë rishikimin e buxhetit, meqë sipas tij, është bllokuar ndihma për qytetarët.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE