Vdekje e dyshimtë në QKUK

Pas mesnatës në Qendrën Klinike Universitare ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare dhe policia këtë vdekje po e cilëson si të dyshimtë.

Burime Express brenda QKUK’së bëjnë të ditur se gruaja para se të sillej në klinikë, dyshohet se ka pirë acid.

Në Qendrën Klinikë Universitare të premten pas mesnatës ka vdekur një grua e moshës 58-vjeçare. Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Express vdekjen e saj duke thënë se rasti po cilësohet si i dyshimtë.

Policia e identifikuar viktimën me iniciale SH.M.

“Rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, tha zëdhënësja e PK’së, Flora Ahmeti.

SHPËRNDAJE