Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij, Demë Dragaj.

Dragaj ishte ushtar i UÇK-së

Lushtaku u shperhu ngushëllime familjes e bashkëluftëtarëve

Ky është postimi i tij i plotë:

Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e bashkëluftëtarit e aktivistit politik, Demë Dragaj. Dema ishte patriot, burrë fisnik e figurë e shquar në bashkësinë lokale të Runikut.

Gjatë luftës ishte ushtar i UÇK-së duke shërbyer më përkushtim në pjesën e vendlindjes së tij, kurse pas saj, kishte krijuar një biznes të vogël familjar, më të cilin mbante familjen. Ishte shumë human edhe për familjet në nevojë.

Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dragaj, bashkëluftëtarëve e miqëve të tij.