Vdes papritur në moshën 37-vjeçare modelja, nënë e 4 fëmijëve

Një modele e njohur irlandeze, nënë e 4 fëmijëve u nda papritur nga jeta. Alli MacDonnell nga Dublini u shua të dielën, për shkaqe të panjohura.

Ajo ishte një figurë tepër e njohur e televizionit irlandez, ashtu sikurse edhe një propovuese e fushatave të autizmit.
Lajmi për vdekjen e saj tronditi mbarë fansat, të cilët nëpër rrjetet sociale ndanë dhimbjen për humbjen e Alli.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, nëna e 4 fëmijëve, përveç karrierës si modele, kishte qenë mjaft aktive në fushatën për ndërgjegjësimin ndaj autizmit përgjatë viteve të fundit. Dy prej fëmijëve të saj Harry dhe Siena, të dy janë të prekur nga autizmi.

SHPËRNDAJE