Vedat Muriqi, nga 200 euro në 2.2 milionë

Vedat Muriqi do ta vazhdojë karrierën te Fenerbahçe, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Ai pritet të fitojë deri në 2.2 milionë euro në sezon. Dikur, te Liria FC, 25-vjeçari merrte 200 euro në muaj.

Me punë dhe sakrificë, gjithçka mund të arrihet. Shembulli më i mirë është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili e nisi karrierën te Liria FC, por sot është bërë pjesë e një prej klubeve më të mëdha në Turiq, Fenerbahçe.

Vedat Muriqi, duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Fenerbahçen

Lidhur me transferimin e Muriqit te Fenerbahçe, ka reaguar ish-klubi Liria FC, aty ku merrte 200 euro në muaj, ndërsa sot te klubi turk raportohet se Muriqi merr deri në 2.2 milionë në sezon.

Nënshkrimi i kontratës me njërën ndër klubet më me renome europiane #Fenerbahçe duhet ti motivoj sa më shumë gjeneratat e reja që vetëm me punë mund të arrihen majat e futbollit europian, ndërsa ne si klub ndihemi krenar që ishe pjesë e jona. Urime dhe suksese VEDAT MURIQI #Krenarmety”, shkroi në Facebook ish-klubi i sulmuesit të Kosovës.

Sulmuesi i Kosovës është prezantuar të hënë në mënyrë të veçantë te klubi i ri në Turq. Vedat Muriqii në rolin e moderatorit të lajmeve, prezantoi veten te Fenerbahçe.

Sulmuesi i Kosoves gjatë prezantimit te Fenerbahçe, do ta veshë fanellën me numrin 94

25-vjeçari shpreson një tjetër sezon pozitiv në Turqi, pasi shkëlqeu me Rizesporin duke e mbyllur edicionin 2018/19 me 17 gola e 8 asiste. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE