Veliu sulmon Vjosa Osmanin me direktiva të Isa Mustafës

Sado që 26 dhjetori, si datë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po ofrohet, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje, shkruan gazeta online veriu.info.

Kjo situatë ka krijuar tension në skenën politike të Kosovës, dhe sidomos një tension brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila vazhdon të insistojë që të marrë pozitën e presidentit.

Derisa shumë figura të rëndësishme të LDK-së po insistojnë që marrëveshje me Vetëvendosjen të kryhet sa më shpejt, Isa Mustafa me njerëzit e tij insistojnë në pozitën e presidentit.

Kjo ndarje brenda LDK-së ka bërë edhe të fillojnë sulmet e ndërsjella, ku sot më e rëndësishmja ishte sulmi që nënkryetari Veliu i bëri Vjosa Osmanit pas takimit të djeshëm që kjo e fundit pati me Albin Kurtin në hollin e Kuvendit.

Një burim i veriu.info brenda LDK-së thekson se sulmi i Agim Veliut ndaj Vjosa Osmanit është bërë me urdhër të Isa Mustafës, i cili po frikësohet nga një marrëveshje eventuale Osmani mund ta bëjë me partinë e Kurtit, duke pasur mbështetjen e një grupi të madh të deputetëve të LDK-së.

Po ashtu sulmi vije në një kohë menjëherë pas vizitës së Vjosa Osmanit në Gjermani, ku thuhet të ketë marrë sugjerime të drejtpërdrejta që të hyjnë në koalicion me Vetëvendosjen.

Kujtojmë që sot është mbajtur takim i kryesisë së Vetëvendosjes, dhe asaj të LDK-së.

Në ora 16:00 është paralajmëruar takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës./veriu.info/

SHPËRNDAJE