Vëllai dhe nëna e bëjnë për spital vajzën nga Prishtina

Një vajzë nga Prishtina është ankuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai dhe nëna e saj.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur pas një mosmarrveshje dhe se viktima ka marrë edhe ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra.

‘Viktima femër K/Shqiptare pas një mosmarrëveshje familjare, është sulmuar nga vëllai dhe nëna e saj’, thuhet në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin janë intervistua të dy të dyshuarit e cekur.

Me urdhër të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt./gazetametro.net

SHPËRNDAJE