Vëllai i Qerim Kelmendit tregon se si ndodhi ngjarja e rëndë: “I zunë pritën pastaj e ekzekutuan”

Në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK’së, Qerim Kelemendi.

Kelemendi dyshohet se është privuar nga jeta dhe më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.

Lidhur me ngjarjen ka folur Osmani vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë.

Siç pretendon Osman Kelmendi, vëllai të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osman Kelmendi.

Ai tutje ka rrëfyer se vëllai i tij Qerim Kelmendi s’ka pas probleme me askënd.

Nga familja ndërkohë i kanë hedhur poshtë edhe dyshimet se Qerim Kelmendi mund të ketë qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Sipas tij Qerimi asnjëherë s’ka thënë në familjen e tij se e kanë ftuar nga Specialja, por thotë se dëshira e tij ka qenë që të shkoj atje për të dëshmuar “Luftën e Pastër të UÇK’së”

‘Bilez ai ka pas qef me shku e me folë për luftën e pastër të UÇK’së”, thotë vëllai i tij Osman Kelmendi.

Lidhur me rastin e Qerim Kelmendit ka reaguar ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

SHPËRNDAJE